STATUTI


I QENDRES ISLAME DHE KULTURORE SHQIPTARO-AMERIKANE
(ALBANIAN-AMERICAN CULTURAL & ISLAMIC CENTER)


                                    HASAN PRISHTINA




                                   106 Columbia Boulevard
                                    Waterbury, Connecticut
                                                   06710


                                                                                     1 Shkurt 2010







                                                                                                                  
Hasan Prishtina eshte patriot dhe revolucionar i shquar shqiptar qe tere jeten ia kushtoi lirise dhe pavaresise se atdheut.  Aktiviteti i tij patriotik dhe revolucionar i perkushtohet Kosoves per clirimin e saj nga zgjedha shume shekullore serbo-madhe, per demokratizimin e shtetit dhe si objektive kryesore kishte ribashkimin e te gjitha trojeve shqiptare ne shtetin meme.  Lindi ne Vuciterne ne nje familje te varfer por me frymezime patriotike.  Shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne vendlindje ndersa studimet e larta i kreu ne Stamboll ne degen e shkencave politiko-juridike.  Ne vitet 1908-1912 zgjidhet tri here deputet ne parlamentin otoman, te cilen tribune e perdori per te maksimizuar mbrojtjen e te drejtave dhe idealeve shqiptare.  Si patriot dhe atdhedashes bashkevepron me patriote shqiptare duke synuar pavaresine e shtetit shqiptar.  Bashke me Ismail Qemalin qe ne 1912 ishte nismetar i organizimit te Kryengritjes se Pergjithshme te Armatosur ne Shqiperi kunder perandorise osmane.  Pas pavaresise se Shqiperise ne 1913 mori detyren e ministrit ne qeverine kombetare te Vlores.  Vazhdoi me dinjitet aktivitetin per themelimin e komitetit “Mbrojtja Kombetare e Kosoves.”  Si anetar i ketij komiteti ne dhjetor te vitit 1919 kryesoi delegacion shqiptar t eKosoves ne Konferencen e Paqes ne Paris, ku ai kerkoi bashkimin e shtetit kombtar shqiptar me Kosoven dhe trojet tjera shqiptare ne Jugosllavi.

Hasan Prishtina shquhet per aktivitetin e tij politico-patriotik edhe gjate pergatitjeve per organizimin e Kongresit te Lushnjes 1920, dhe ne prill te vitit 1921 u zgjodh deputet I Dibres ne parlamentin shqiptar.  Ai gjithashtu ishte nje nga organizatoret dhe udheheqesit e levizjes antizogiste te shkurt-marsit 1922.  Gjate viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundershtar i vendosur i reaksionit te brendshem.  Shquhet gjithashtu si luftetar per mbrojtjen e “Zones neutrale” te Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udheheqes I levizjes nacionalclirimtare dhe i cetave kryengritese ne Kosove kunder sundimit serb.  Hasan Prishtina mori pjese active ne pergatitjen e Revolucionit Demokratiko-Borgjez ne qershor 1924 dhe luftoi per realizimin e programit te qeverise demokratike qe rezultoi nga ky revolucion.  Ne shtator 1924 kryeson nje delegacion ne emer te komitetit “Mbrojtja Kombetare e Kosoves” ne lidhjen e Kombeve ne Gjeneve ku protestoi barbarizmin dhe shovinizmin serb ndaj popullsise shqiptare ne Kosove. 

Pas deshtimit te revolucionit te 1924-es u detyrua te largohet jashte Atdheut.  Gjate tere kohes ne megrim, nga 1925-1933, qendroi me krahun me te perparuar te Levizjes Kombetare Shqiptare.  E vazhdoi luften kunder regjimeve diktatoriale e monarko-fashiste kunder tiranise zogiste ne Shqiperi dhe zgjedhes shoviniste serbomadhe ne Kosove.  Nen drejtimin e tij u themelua Komiteti i Clirimit te Kosoves i cili veproi jashte vendit krahas Komitetit te Clirimit Nacional.  Hasan Prishtina kishte ide perparimtare demokratike dhe internacionaliste sepse ishte kunder shtypjes se popujve te tjere ne Ballkan.  Ai u be nismetar ne perfaqesimin dhe bashkepunimin me organizatat nacional-clirimtare te Maqedonise, Bosnes dhe Kroacise, duke demonstruar aspekte internacionale nepermjet idealit te tij per clirim te plote dhe pavaresi te shteteve nga zgjedha e huaj, me perqendrim ne vetevendosjen dhe zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare njehere e pergjithmone. 

Hasan Prishtina vazhdimisht kerkonte respektimin e te drejtave kombetare te te gjithe popujve ballkanike, gje qe do te arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombetare e ne baze te parimit te vetevendosjes, duke perjashtuar cdo forme te hegjemonise se njerit ndaj tjetrit.

Per keta arsye, Qendra Shqiptaro-Amerikane Islame dhe Kulturore mban me nder dhe dinjitet emrin e patriotit dhe veprimtarit te shquar Hasan Prishtina.

                                                                         DEKLARATA E MISIONIT

Qendra Shqiptaro-Amerikane Islame & Kulturore “Hasan Prishtina” (Qendra) eshte qender e komunitetit shqiptar, anetaret e se ciles i dedikohen perparimit te te gjithe aspekteve te jetes shqiptare myslimane dhe rruajtjen e identitetit shqiptar mes anetareve te saj, duke u perqendruar ne kultivimin e gjuhes dhe traditave kombetare dhe percjelljen e tyre ne brezin e ri.  Qendra ofron xhami, vend tubimi dhe edukimi, dhe kerkon qe te perfshije dhe pranoje te gjithe bashkeatdhetaret ne diaspore qe duan te prezervojne identitetin e tyre shqiptar dhe te praktikojne fene islame, duke u zhvilluar lidhje dhe aktivitete kombetare, fetare, kulturo-artistike, sociale, sportive, e te tjera, ne komunitetin tone.  Qendra i perkushton vemendje te posacme frymezimit dhe edukimit te brezit te ri per ta larguar ate nga ndikimet shkaterruese si droga, alkooli, bixhozi, amoraliteti, kriminaliteti dhe elemente te tjera negative.



                                                                                       PARATHENIE

Ne, anetaret e kesaj qendre, krenare dhe te vetedijshem per historine tone, me pergjegjesi per te ardhmen, duke u bazuar ne principet dhe doktrinen islame, dhe duke deshiruar te prezervojme identitetin kombetar, fetar, dhe kulturor, vendosim kete Statut:



                                                                                   
PJESA E PARE

A.PARIMET THEMELORE

Neni 1: Emri dhe Adresa

Seksioni 1.  Kjo shoqate, e themeluar ne vitin 1983 tani njihet dhe funksionon me emrin QENDRA ISLAME DHE KULTURORE SHQIPTARO-AMERIKANE HASAN PRISHTINA (QENDRA). 

Seksioni 2.  QENDRA e ka seline ne adresen 106 Columbia Boulevard, Waterbury, CT 06710. 

Neni 2: Vula

QENDRA identifikohet me vulen e vete katerkendeshe dhe te rrumbullaket ku eshte vendosur ky tekst:
Shqip:Qendra Islame dhe Kulturore Shqiptaro-Amerikane “HASAN PRISHTINA”;
Anglisht: Albanian-American Cultural & Islamic Center “HASAN PRISHTINA”.
Ne fund te vules katerkendeshe, dhe respektivisht ne mes te vules se rrumbullaket, qendron emri i qytetit te selise se Qendres, Waterbury.

Neni 3: Anetaresia

Seksioni 1.  Cdo person, njezet e nji vjec ose me i madh, i cili i permbahet ketij Statuti, ka te drejte te aplikoje per anetaresi.  Lutja per anetaresi mund te jete me shkrim ose me goje dhe behet prane Kryesise.  Cdo lutje per anetaresi mund te aprovohet ose refuzohet me vendimin e Kryesise ose te nje anetari te autorizuar te Kryesise.  Para se te fitoje te drejtat e anetaresise, lutesi duhet te paguaje anetaresine dhe obligime te tjera, nese egzistojne sipas ketij statuti ose vendimeve plotesuese te Kryesise.

Seksioni 2.  Cdo anetar i Qendres do te gezoje te gjitha te drejtat e anetaresise, dhe cmimi i anetaresise se plote eshte $200.  Te drejtat e plota te anetaresise do t’i gezoje edhe bashkeshortja, femijet e pamartuar nen moshen 21 vjecare dhe femijet studente deri ne moshen 25 vjecare, dhe prinderit e anetarit qe s kane te ardhura, me perjashtim se femijet nuk do te kene te drejta votimi deri sa ata vete te anetaresohen.  Nje individ do te konsiderohet i mitur per qellimin e ketij seksioni deri sa t’i mbushe 21 vjet. Anetarit do t’i lejohet e drejta e votimit nese anetari e ka shlyer plotesisht obligimin e anetaresise per vitin menjehere para zgjedhjeve dhe nese anetaresia eshte e paguar plotesisht deri nje dite para zgjedhjeve.

Seksioni 3.  Cdo anetar do te kete te drejte te jep doreheqje nga anetaresia gojarisht apo me shkrim.  Personi qe jep doreheqje nga anetaresia do t’i humbe te gjitha te drejtat dhe privilegjet si anetar dhe gjithashtu cdo interes apo te drejte pronesie ne kete shoqate.  Mirepo, doreheqja nga anetaresia nuk do t’i shlyeje obligimet financiare te atij personi qe egzistojne deri ne momentin e doreheqjes ndaj Qendres.

Seksioni 4.  Pervec perjashtimeve te bera brenda ketij seksioni, cdo anetar eshte i obliguar per cdo vit te paguaje anetaresine dhe obligimet financiare qe vendosen nga Kryesia.  Nje Komision Special per Anetaresi, i emeruar nga Kryetari, mund, ne perputhje me misionin e Kryesise, te pakesoje ose fale anetaresine, ne gjykimin e tij, nese anetaresia i shkakton vuajtje nje lutesi ose anetari.  Mirepo, deshtimi i pageses se anetaresise ose obligimeve financiare te percaktuara gjate vitit kur duhet te paguhen, do te rezultoje ne humbjen te te gjitha te te drejtave dhe privilege te anetaresise, duke perfshire cdo interes, nese ekziston, ne pronen e kesaj Qendre, me te drejte apeli prane Kryesise.

Seksioni 5.  Cdo anetar, ndaj te cilit behet ankese me shkrim prane Sekretarit, per shkelje te Statutit, regullave ose regullores te kesaj shoqate, ose sjellja e te cilit konsiderohet si demtuese ndaj karakterit, interesit, ose qellimeve te Qendres, do te njohtohet me shkrim per: (1) akuzat ndaj tij; dhe (2) kohen dhe vendin e seances te nje komisioni te vecante te emeruar nga Kryetari.  Ne kete seance, anetari do te kete te drejte te degjohet dhe te prezantoje informata ose deshmi ne lidhje me akuzen.  Komisioni do te kete fuqi, me dy te tretat e votave te anetareve prezente te komisionit, te terheqe verrejtjen ose perjashtoje anetarin nga anetaresia, me pelqimin e Kryesise.

Seksioni 6.  Cdo individ i cili per sherbime te jashtzakonshme ndaj Qendres do te konsiderohet per mirenjohje te vecante, do te nderohet ne perputhje me misionin dhe procedures qe do te percaktohet nga Kryesia.

                                                                                    

                                                                                     PJESA E DYTE

A. PARIMET ORGANIZATIVE

Neni 4: Qeverisja

Seksioni 1. Qeverisja:

Qendra do te qeveriset nga Kryesia e Qendres (Kryesia), ndersa misioni dhe ideologjia e Qendres do te caktohet nga Keshilli Konsultativ (Keshilli), anetaret e se cilit Keshill do te propozohen dhe zgjidhen nga Komuniteti, ne baze te kontributit te tyre per komunitetin, moshes, dhe pjekurise.  Anetaret e Keshillit do te sherbejne ne poziten e tyre prej ne 1 Prill deri ne 31 Mars.  Viti fiskal i Qendres do te jete nga 1 Prill deri ne 31 Mars.  Nje jave para skadimit te vitit fiskal, buxheti duhet te mbyllet dhe te jepet raporti vjetor i buxhetit nga arketari dhe sekretari para Kryesise.  Anetaret e Kryesise me poste titulare, me perjashtim te Kryetarit, do te zgjidhen per mandate tre vjecare, pa kufizime per ri-zgjedhje.  Gjashte prej 11 anetareve te Keshillit Konsultativ do te zgjidhen ne vitet cifte per nje mandat dy vjecar.  Pese prej 11 anetareve te Keshillit Konsultativ do te zgjidhen ne vitet tek per nje mandat dy vjecar.  Te pakten dy ish-Kryetare te Kryesise do te zgjidhen si anetare te Keshillit Konsultativ me mandate nje vjecare.

Seksioni 2.  Kryesia:

A. Autoriteti qeverises, menaxhimi i pergjithshem dhe mbikqyrja e puneve te Qendres eshte nen fuqine dhe pergjegjesine e Kryesise se Qendres (Kryesia), e cila do te perbehet nga 25 anetare, prej te cileve nente anetare te propozuar dhe zgjedhur nga Kryesia, do te mbajne poste titulare pergjegjesie, si vijon:

1. Kryetari i pergjithshem;
2. Nenkryetari;
3. Sekretari;
4. Kryetari i maredhenieve me subjektet simotra dhe shteterore;
5. Kryetari i xhamise;
6. Kryetari i aktiviteteve kulturore-artistike;
7. Kryetari per arsim dhe edukate;
8. Kryetari i aktiviteteve sportive;
9. Arketari.

B. Asnje person nuk do te behet anetar i Kryesise nese ai nuk ka qene anetar i Qendres per te pakten nje vit para zgjedhjeve.  Cdo anetar i zgjedhur i Kryesise, me perjashtim te atyre ne poste titulare pergjegjesie, nuk mund te sherbeje ne te njejtin post per me shume se 2 vite te njepasnjeshme. Gjithashtu, boshlleqet qe shkaktohen ne Kryesi (me perjashtim te atyre qe ju skadon afati i mandatit) do te propozohen nga Kryetari, i cili propozim duhet te votohet me shumicen e votave nga Kryesia, dhe anetari i ri i Kryesise do te sherbeje mandatin kohor qe ka mbetur i pasherbyer deri ne zgjedhjet e reja.

C. Mbledhja e regullt e Kryesise do te jete nje here ne muaj, gjate javes se dyte te cdo muaji, ne diten dhe kohen qe do ta percakton Kryetari, me kusht qe Sekretari te lajmeroje komunitetin e Qendres te pakten tre dite para mbledhjes.  Cdo anetari te Kryesise i cili do te mungoje ne tre mbledhje te njepasnjeshme, ose total mungesa ne gjashte mbledhje te regullta te Kryesise gjate cdo vit fiskal, do t’i kerkohet te dorezoje poziten ne Kryesi, me perjashtim te justifikimit te pranueshem nga Kryesia, e cila mund te vendosi t’i fale mungesat me voten e shumices ne Kryesi.

Ç. Cdo mbledhje e Kryesise do te jete e hapur per te gjithe anetaret e Qendres, por pa te drejte votimi per vendimet e Kryesise per anetaret e pergjithshem te Qendres.

D. Kryesia te do percaktoje cmimin e anetaresise dhe te kontributeve te tjera te cilat mund te nevojiten per te perballuar shpenzimet dhe borxhet e Qendres, dhe do te krijoje regullat per mbledhjen e obligimeve financiare nga anetaret.  Anetaresia prezente eshte $200 ne vit per anetarin dhe familjen e tij qe banon ne shtepine e anetarit.

DH. Aprovimi i Kryesise me vote shumice do te duhet per marrjen borxh ne emer te Qendres per shumen qe tejkalon $1,000, ose per blerjen, marrjen me qira, ose permiresimet dhe meremetimet qe tejkalojne shumen e $1,000. 

E.  Kryesia do te aprovoje cdo marreveshje ose kontrate per prone, furnizime ose sherbime, duke perfshire sherbimet personale, te cilat e obligojne Qendren per me shume se $1,000 dhe/ose per nje periudhe me te gjate se 365 dite kalendarike.

Ë. Kryesia do te aprovoje, ne pranvere te cdo viti per vitin fiskal te ardhshem, buxhetin e operimit te Qendres, sipas propozimit te Kryetarit.  Gjate vitit fiskal, Kryesia duhet te aprovoje cdo ndryshim ne buxhet qe tejkalon shumen e $1,000 nga buxheti ekzistues.

F. Kryesia mund te krijoje kategori te tjera anetaresimi dhe te percaktoje obligimet dhe privilegjet e tyre.

                                                                            PJESA E TRETE

A.  KONFERENCA VJETORE.

Neni 5: Konferenca Vjetore

Seksioni 1. Konferenca Vjetore: Konferenca e regullt vjetore e Komunitetit do te behet te Qendra ne muajin Mars.  Lajmerimi per Konferencen vjetore, duke perfshire listen e personave te propozuar per ne Kryesi, do t’i shperndahet Komunitetit nepermjet postes direkte ose nepermjet botimit ne Bordin e Informacionit te Qendres, te pakten dhjete dite para Konferences.  Ne kete konference do te zgjidhen anetaret e Kryesise, te cilet do te fillojne punen ne postin e tyre ne 1 Prill.

Seksioni 2. Konference Speciale: Nje konference speciale mund te thirret brenda shtate dite nese behet kerkese me shkrim nga minimum njezet anetare te regullt te Qendres, me kusht qe lajmerim me shkrim t’i dergohet Komunitetit te pakten tre dite para konferences speciale.  Nese Kryetari deshton te therret Konferencen e kerkuar, Nenkryetari, ose nese Nenkryetari nuk ka mundesi  Sekretari ne vend te tij, ne perputhje me seksionin e mesiperm, do te beje lajmerimet e duhura.



                                                                               PJESA E KATERT

A. ANETARET E KRYESISE

Neni 6: Postet titulare

Seksioni 1. Kryetari.

A. Detyrat.
1. Do te jete detyra e Kryetarit te kryeson cdo mbledhje te Kryesise, Keshillit Konsultativ, dhe te Komunitetit.
2. Kryetari percakton te gjitha komisionet, me perjashtim te atyre qe urdheron Kryesia ndryshe prej tij.  Nese votimi i Kryesise gjate mbledhjes eshte baraz dhe nuk ka zgjidhje, Kryetari do ta jep voten vendimtare. Kryetari do te jete Oficeri Ekzekutiv i Qendres, dhe do te mbikqyrren Kryesine, te deleguarit, dhe punetoret ose nepunesit e Qendres, ne perputhje me Statutin dhe regullave te Kryesise.

B. Kryetari ka te drejte te therret mbledhje te cregullt te Kryesise, pas kerkeses me shkrim prej gjashte anetareve te Kryesise brenda shtate diteve nga data e kerkeses, por, me kusht qe anetaret e Kryesise te lajmerohen per mbledhjen e cregullt te pakten pese dite para mbledhjes.  Kryetari gjithashtu ka te drejte te therret mbledhje te cregullt te Kryesise, Keshillit Konsultativ ose te anetareve te Qendres, nese Kryetari e gjykon te arsyeshme se duhet te mbahet mbledhje e tille, me kusht qe anetaret qe kerkohen te marrin pjese ne mbledhje te lajmerohen te pakten pese dite para mbledhjes.  Lajmerimet per cdo mbledhje te cregullt do te perfshijne informim per rendin e dites se mbledhjes, dhe asgje tjeter nuk do te shqyrtohet gjate mbledhjes te cregullt, pervec se me votimin e te pakten 2/3 te votave te anetareve prezent. 

C. Kryetari dhe anetaret e Kryesise do te kene te drejte ne cdo kohe, te shohin ose lexojne cdo dokument zyrtar te Qendres, kontrate, dokumenta siguracioni, dhe Kryetari do te raportoje para Kryesise dhe anetareve te Qendres per xhirollogarite dhe punet e pergjithshme te Qendres gjate mbledhjeve te regullta dhe ne kohe te tjera kur Kryetari e mendon te arsyeshme.  Vendimet ose propozimet e Qendres duhet te kene firmen e Kryetarit, ose ne mungese te tij, te Nenkryetarit, ose ne mungese te tij, firmen e te pakten 3 anetareve te Kryesise me poste titulare, per te qene te plotfuqishme. 

D. Ne tetor te cdo viti Kryetari do te percaktoje krijimin e nje Komisioni Emerues (Propozues), i cili do te fillon punen per te krijuar nje liste potenciale per te emeruar/propozuar anetare te rinj te Kryesise.

E. Mandati. Kryetari ka te drejte te kandidohet, zgjidhet, dhe te sherbeje ne postin e Kryetarit vetem per dy mandate (vite) te njepasnjeshme, dhe mund te risherbeje ne te njejtin post vetem pas pese (5) viteve pas mandatit te tij si Kryetar.

F. Kryetari mund te suspendohet perkohesisht ose te perjashtohet nga posti i tij pergjithmone per mos zbatim te ndjeshem ose shkelje te detyrave te tij, per veprime amorale ose jo-etike, ose per shkelje te rende penale.  Procedura e perjashtimit te Kryetarit nga posti fillon me propozim dhe votim me shkrim te 2/3 te anetaresise se Kryesise, i cili vendim me pas parashtrohet para mbledhjes se pergjithshme te Komunitetit dhe ku votohet dhe vendimi perfundohet me voten e shumices se Komunitetit.  Ne rast te suspendimit ose perjashtimit te Kryetarit, Nenkryetari zevendeson postin e Kryetarit deri ne perfundim te mandatit te Kryetarit.

Seksioni 2. Nenkryetari.

A. Detyrat.

1. Do te mbikqyrren dhe do te jete pergjegjes per te gjitha aktivitetet e Qendres, sebashku me Kryetarin, duke u perqendruar ne koordinimin e mbledhjeve dhe puneve specifike te Kryesise. 

2. Nen udhezimin e Kryetarit, do te ngarkohet me detyrat e Kryetarit ne mungesen ose pamundesine e Kryetarit.  Me votimin e Kryesise, nenkryetari do ta zevendesoje Kryetarin gjate gjithe mandatit te mbetur, nese posti i Kryetarit mbetet bosh per ndonje arsye.

Seksioni 3. Sekretari.

A.Detyrat.

1. Sekretari do te mbaje procesverbal te sakte dhe korrekt te te gjitha mbledhjeve te Kryesise, Keshillit Konsultativ, dhe Konferences, dhe do te siguroje qe procesverbali te jete i hapur per inspektim te secilit anetar qe kerkon kete gje, dhe do te siguroje qe kopje te procesverbalit tu shperndahen anetareve te Kryesise.

2. Sekretari do te mbaje rekord te sakte te te gjitha dokumentave zyrtare te Qendres.  Dokumentat zyrtare te Qendres perfshijne, dhe nuk kufizohen me kaq, Statutin, dokumentat legale, kontratat, tapite, dokumentat per borxhe, referatet te ndryshem, procesverbale, dhe vendime ose raporte te adaptuara te Kryesise te cilat kane efekt ne punen dhe funksionimin e Qendres.  Sekretari do te jete i ngarkuar me mbajtjen e Vules se Qendres dhe do da perdori ate ne baze te udhezimit te Kryesise.

3. Sekretari pergjigjet per lajmerimin e Kryesise, Keshillit dhe Komunitetit per mbledhjet e regullta dhe te cregullta dhe per numerimin e votave te anetareve te Kryesise, Keshillit dhe Komunitetit.

Seksioni 4. Kryetari i maredhenieve me subjektet simotra dhe shteterore.

A. Detyrat.

1. Kryetari i maredhenieve me subjektet simotra dhe shteterore do te mbaje kontakt, informoje dhe koordinoje aktivitetet ose maredheniet me subjektet simotra dhe me organet shteterore dhe do te perfaqesoje Qendren ne te gjitha aktivitetet, funksionet dhe detyrimet e Qendres, sebashku me te pakten dy anetare te Kryesise te percaktuar nga Kryesia, ne maredheniet me organet shteterore, administrative ose gjyqesore.

Seksioni 5. Kryetari i xhamise

A. Detyrat.

1. Do te mbikqyrren dhe do te jete pergjegjes per te gjitha aktivitetet fetare te Qendres, sebashku me Kryetarin, duke u perqendruar ne koordinimin e festave fetare dhe nevojave fetare te komunitetit, duke njohtuar dhe ne perputhje me vendimet e Kryesise.

2. Do te organizoje dhe mbikqyrre edukimin dhe frymezimin e gjeneratave te reja ne ruajtjen e identitetit tone fetar musliman.

Seksioni 6. Kryetari i aktiviteteve kulturore-artistike 

A. Detyrat.

1. Do te mbikqyrren dhe do te jete pergjegjes per te gjitha aktivitetet kulturore-artistike te Qendres, sebashku me Kryetarin, duke u perqendruar ne koordinimin e aktiviteteve kulturore-artistike dhe festave ose kremtimeve patriotike te komunitetit, duke njohtuar dhe ne perputhje me vendimet e Kryesise.  Te organizoje themelimin e nje grupi artistik i cili do te merret me mesimin e traditave tona si dhe te udheheq aftesimin e ketij grupi per te pjesemarrur ne konkurimet e ndryshme te festivaleve kombetare qe organizohen ne SHBA, gjithashtu dhe te pergatise programe te ndryshme kulturore gjate festave kombetare. 

2. Te organizoje mbremje gazmore me kenge e valle, recitime, shfaqje dramatike, piknike e te tjera.

Seksioni 7. Kryetari per arsim dhe edukate 

1. Do te mbikqyrren dhe do te jete pergjegjes per te gjitha aktivitetet e Qendres ne lidhje me arsimin dhe edukimin e komunitetit tone, duke u perqendruar ne organizimin, koordinimin, dhe maksimizimin e arsimit te komunitetit tone ne frymezim me qellimin e ketij Statuti, duke njohtuar Kryesine dhe ne perputhje me vendimet e Kryesise.

2. Te punesoje Mesues te kualifikuar, me pajtimin dhe voten me shumice te Kryesise.  Te perpiloje plan-program per zhvillimin e mesimit dhe te pranoje dhe regjistroje nxenesit e shkolles. Ne fund te vitit shkollor t’u jep nxenesve deftesat e duhura qe pasqyrojne dijenine e nxenesve dhe levdata per suksesin e arritur, te firmosura nga Mesuesi dhe Kryetari per arsim dhe edukate.

Seksioni 8. Kryetari i aktiviteteve sportive

1. Do te mbikqyrren dhe do te jete pergjegjes per te gjitha aktivitetet fetare te Qendres, sebashku me Kryetarin, duke u perqendruar ne koordinimin e aktiviteteve sportive te komunitetit, duke njohtuar dhe ne perputhje me vendimet e Kryesise.

Seksioni 9. Arketari

1. Arketari mban llogari korrekte te te gjitha te ardhurave, faturave, dhe harxhimeve te Qendres.  Arketari do te pranoje te gjithe mjetet financiare dhe do te mbaje llogarine e Qendres sipas urdherave te Kryesise.  Kohe pas kohe arketari do t’i jep Kryesise raport dhe kopje te dokumentave llogaritare.  Arketari do te mbikqyrren pergatitjen e te gjitha dokumentave llogaritare qe kerkohen sipas ligjit dhe do te jep raporte re regullta para Kryesise.  

2. Arketari eshte i obliguar te mbaje si pjese e administrimit financiar, keto dokumenta: (1) Protokoll financiar; (2) Listen e anetareve me emer, mbiemer, adrese, dhe numer telefoni te cdo anetari; (3) inventar te plote; dhe (4) arkiv financiar (ku mbahen te gjitha dokumentat financiare).

3. Arketari rekomendon kerkesat para Kryesise per aprovim te institucioneve financiare, dhe do te pergjigjet per mirembajtjen dhe rruajtjen e financave te Qendres.  Arketari gjithashtu rekomendon instrumentet apo menyrat me te sigurta per mirembajtjen e prones financiare te Qendres.


                                                                                 PJESA E PESTE

A. Posti fetar - Imami

A. Minimum tre anetare te Kryesise do te sygjerojne kandidatin per Imam (Hoxhe) prane QENDRES.  Kryesia me voten e shumices, pas takimit dhe intervistimit te kandidatit potencial, do te vendose per punesimin dhe gjithe obligimet kontraktuale, ligjore dhe financiare me kandidatin qe do te emerohet Imam i Qendres.

B. Imami mund te suspendohet perkohesisht ose te perjashtohet nga posti i tij pergjithmone per mos zbatim te detyrave te tij kontraktuale dhe fetare, per veprime amorale ose jo-etike, ose per shkelje penale.  Procedura e perjashtimit te Imamit nga posti fillon me propozim dhe votim me shkrim te 2/3 te anetaresise se Kryesise, i cili vendim me pas parashtrohet para mbledhjes se pergjithshme te Kryesise dhe ku votohet dhe vendimi perfundohet me voten e shumices se Kryesise.  Ne rast te suspendimit ose perjashtimit te Imamit, Kryesia emeron Imam te perkohshem deri ne punesimin e nje Imami te regullt sipas procedures se pershkruar ne klauzulen A te mesiperme per postin fetar.



                                                                                   PJESA E GJASHTE 

Nene plotesuese

Neni 7 - Shoqate pa profit

QENDRA eshte shoqate pa profit dhe vepron sipas parimit “Non-Profit Organization” bazuar ne seksionin 501 (c)(3) te kodit te Taksave federale, i cili u jep status pa tatim, ne mes tjerash, edhe shoqatave ose organizatave te organizuara per qellime fetare dhe ne te cilen asnje pjese e te ardhurave nuk i shperndahet anetareve te saj, kryesise apo zyrtareve te qendres.

Neni 8

Anetaret e plote kane te drejte te kandidohen dhe te zgjidhen ne kryesine e QENDRES pas minimum nje viti anetaresie ne QENDER.  Shfytezimi i objektit nga ana e anetareve te plote do te paguhet me pagese minimale (baze) qe do te caktohet nga Kryesia.  (si perdorimi i salles, registrimi i femijeve per te ndjekur mesime per aktivitete sportive e te tjera).  Shfrytezimi i objektit nga ana e jo-anetareve mund te behet me cmim me te larte se sa per anetaret, sipas percaktimit te Kryesise.

Neni 9

Ndalohet rreptesisht mbajtja e armeve te zjarrit ose te ftohta ne kuader te prones se QENDRES.  Personat qe nuk u permbahen rregullave te kesaj qendre dhe e prishin rendin publik me vendimin te Kryesise te QENDRES, mund te ndalohen nga hyrja ne kete qender dhe te perjashtohen krejtesisht nga anetaresia ne QENDER.  Personi qe perjashtohet nga QENDRA, mund te pranohet, pasi te beje kerkese me shkrim Kryesise te QENDRES dhe nese e njejta kerkese aprovohet me vendim te plotfuqishem nga Kryesia.

Neni 10

Anetaresia, si dhe kontribute te tjera, qe i jep anetari, pranohet nga Kryetari, Arketari ose Sekretari, te cilet, ne kapacitetin e tyre, jane te detyruar me nenshkrim te japin vertetim (fature) per pagesen e dhene.  Po ashtu per identifikimin e anetarit mund te leshohet edhe libreze anetaresie, nese librezat egzistojne ne periudhen perkatese.

Neni 11

Kryetari dhe Kryesia e pergjithshme me tete (8) anetaret me poste titulare e formojne kuorumin per votim te shumices se Kryesise ose ne mungese te nje anetari te Kryesise me post titular, shumica e Kryesise (minimum 13 anetare te Kryesise) e formojne kryesine e pergjithshme te zgjeruar me efekt vote dhe vendimi te plote ne emer te Kryesise.

Neni 12

Kryetari, Nenkryetari, Sekretari dhe Arketari nuk mund te zgjidhen per me teper se dy mandate te njepasnjeshme.

Neni 13

Kryesia e pergjithshme duhet te mbaje mbledhje te pakten nje here ne muaj.

Neni 14

Mbledhjen e therret dhe e udheheq Kryetari i Kryesise se QENDRES, ose minimum 3 anetare te Kryesise me poste titulare, dhe perseri nen udheheqjen e Kryetarit ose zevendesit te tij, sipas struktures organizative te Kryesise.

Neni 15

Vendimet mund te sillen me vota te fshehta ose te hapta.

Neni 16

Ne rast se ndonje vendim i cfaredo organi vjen ne kundershtim ose mospajtim me dispozitat e ketij statuti, Kryetari i Kryesise ka te drejte te pezulloje ate vendim ne rishqyrtim ose veto.  Kryesia e pergjithshme ka te drejte at pezulloje vendimin e kundert ose veton nga Kryetari, me tre te katertat e votave te kryesise.

Neni 17

Nese ndonje post i kryesise se pergjithme per arsye zbrazet, Kryesia e QENDRES zgjedh anetar te ri gjate mbledhjes se regullt te Kryesise, me vote shumice.

Neni 18

Kryetari sebashku me dy anetare te Kryesise me poste titulare perfaqeson shoqaten pasi te vihet ne dijeni Kryesia e pergjithshme per aktin perfaqesues.

Neni 19

Pa autorizimin e Kryesise se Pergjithshme ndalohet perfaqesimi i QENDRES dhe cdo akt i kundert me kete nen do te mohoet nga Kryesia si akt perfaqesues i QENDRES.


                                                                             PJESA E SHTATE

A. DISPOZITAT PERFUNDIMTARE

Neni 20


Anetaret e QENDRES kane te drejte te shprehin cfaredo kerkese qe eshte ne pajtim me kete statut.  Kerkesa paraqitet me shkrim duke iu drejtuar Kryesise se QENDRES, ose me goje gjate mbledhjeve te pergjithshme te Kryesise.  Kryetari, ne emer te Qendres, e ka per detyre t’i pergjigjet kerkeses me shkrim (ose me goje, si te jete menyra me efikase) brenda nje afati te arsyeshem.

Neni 21

Ne baze te dispozitave parimore te ketij statuti cdo feste fetare apo kombetare kremtohet si feste popullore, si per shembull, dita e dy korrikut, 4 korrikut (festa e pavarresise se SHBA-ve), 14 gushti - vdekja e heroit Hasan Prishtina; 28 Nendori - dita e Flamurit Kombetar; Muaji i Madherishem i Ramazanit; Dita e Bajramit (1-2); Viti i Ri (31 dhjetor).

Neni 22

Cdo anetar, pa marre parasysh postin e tij, qe vepron ne kundershtim me parimet e ketij statuti mund te konsiderohet si Anetar i papershtatshem.  Kryesia mund t’i drejtoje personit te tille verrejtje me goje ose me shkrim.  Nese pas verrejtjes anetari i deklaruar si i papershtatshem nga Kryesia nuk nderpret veprimtarine e ndaluar nga Kryesia, si pjese e interpretimit te saj te Statutit, Kryesia e Pergjithshme me super-shumice vote (3/4 e votes) mund t’ia marre anetarit perkates mandatin e caktuar, edhe menjehere te propozoje dhe emeroje person tjeter te pershtatshem zevendesues.

Neni 23

Statutin e vendos ne fuqi QENDRA nese per te votojne super-shumica e anetareve te Kryesise se Pergjithshme (dmth ľ e anetareve te Kryesise ne mbledhje te pergjithshme) dhe Statuti mund te ndryshohet ose plotesohet sipas te njejtes procedure qe approvohet si tekst themelor, pas nje propozimi nga te pakten 3 anetare me poste titulare te Kryesise ose nga 5 anetare te Kryesise se pergjithshme te Qendres.